Rreth nesh

Shoqata Kulturore Zambak / Zambak Kulturverein, është një shoqatë kulturore e themeluar në vitin 2011. Zambak është një shoqatë jo-fitimprurëse e jo-qeveritare. Ajo fokusohet në shkëmbime kulturore dhe edukative kryesisht në komunitetin Shqipëtar në Zvicër, dhe jo vetem, me qëllimin që t’i sjellë ata sa më afër me njëri tjetrin dhe për të zhvilluar një dialog në mënyrën më positive me komunitetin ku ata bëjnë pjesë. Kjo arrihet nëpërmjet aktiviteteve edukative-kulturore që organizohen nga anëtarët e shoqatës Zambak në periudha të ndryshme të vitit dhe më rastin e festave të ndryshme kombëtare.

Gjithashtu tregohet kujdes i veçantë në ndihmën materiale dhe morale që i jepet nxënësve në nevojë si dhe personave në vështirësi ekonomike, jo vetëm në Zvicër por edhe në shtete të ndryshme të botës të cilët janë në nevojë. Gjeografia e vëndeve të cilave iu kushtohet rëndësi në dhënien e ndihmave të ndryshme nuk mbulon vetëm vëndet ku jetojnë shqipëtarë, por gjithashtu edhe vënde të tjera të cilat kanë raste emergjente për ndihmë ekonomike dhe shëndetësore. Në disa raste këto ndihma bamirësie realizohen në bashkëpunim me organizata të ndryshme ndërkombëtare, si për shembull Time To Help.

Për më shumë informacion rreth aktiviteteve tona na kontaktoni nëpërmjet emailit ose shfletoni më tej webfaqen tonë.

Leave a Reply